114 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 6 në Prizren

09.06.2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se stafi shëndetësor i klinikave COVID të QKUK-së dhe i spitaleve të përgjithshme po trajton 114 pacientë, thotë raporti i punës për datën 9 qershor 2021. Prej tyre, 36 janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 77 nën asistim të […]

114 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 6 në Prizren Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se stafi shëndetësor i klinikave COVID të QKUK-së dhe i spitaleve të përgjithshme po trajton 114 pacientë, thotë raporti i punës për datën 9 qershor 2021.

Prej tyre, 36 janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 77 nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë: 1 pacient është në gjendje të rënduar, 19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 57 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 19 pacientë, 1 në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 39 pacientë: 17 të konfirmuar pozitivë, 20 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacientë, Spitali i Pejës, 18 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.