102 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 102 pacientë. Sipas SHSKUK’së, 16 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, ndërsa 54 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë […]
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 102 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, 16 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, ndërsa 54 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 93 pacientë, 8 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 48 pacientë, 2 në gjendje të rëndë dhe Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë.
Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 9 pacientë: 8 të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 6 pacientë.