100 euro shtesë – Ministri i Financave jep detaje për pakon e re për pensionistët, studentët e punëtorët e sektorit privat

12.04.2022

Ministri Murati u ka bërë thirrje punëdhënësve në sektorin privat që të bëjnë shqyrtimin mundësinë e dhënë nga Qeveria, që tu rrisin pagat punëtorëve të tyre. “Bëj thirrje për të gjithë punëdhënësit në sektorin privat që të shikojnë mundësinë e rritjes së pagave për punëtorët e tyre”, ka thënë Murati. I pari i ministrisë së […]

100 euro shtesë – Ministri i Financave jep detaje për pakon e re për pensionistët, studentët e punëtorët e sektorit privat

Ministri Murati u ka bërë thirrje punëdhënësve në sektorin privat që të bëjnë shqyrtimin mundësinë e dhënë nga Qeveria, që tu rrisin pagat punëtorëve të tyre.

“Bëj thirrje për të gjithë punëdhënësit në sektorin privat që të shikojnë mundësinë e rritjes së pagave për punëtorët e tyre”, ka thënë Murati.

I pari i ministrisë së Financave ka shtuar se nga kjo pako mbështetëse do të përfitojnë thuajse të gjitha kategoritë që u përballën me vështirësi gjatë muajve të kaluar.

Ai në konferencë ka bërë me dije se kategoria e parë që do të përfitojnë menjëherë shtesën prej 100 eurove do të jenë pensionistët.

Murati ka theksuar se pensionistët këtë shtesë do të marrin me pensionin e radhës që pritet të shpërndahet në fund të kësaj jave.

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë shtesë me pensionin e radhës që pritet të shpërndahet në fund të kësaj jave. Pastaj do të jenë pagat në sektorin publik për të cilat kemi të dhëna që do të shpërndahen në fund të muajit, edhe mbështetja për asistencën sociale do të shpërndahet sipas afatit të rregullt”, u shpreh Murati.

LEXO EDHE:  SBASHK – Muratit: Ua keni mohuar të drejtat punëtorëve të arsimit – Qeveritë e kaluara ofronin zgjidhje

Ai ka shtuar se për studentët dhe punëtorët e sektorit privat gjatë ditëve në vijim do të hapet procesi i aplikimit për të përfituar shtesën prej 100 eurove, pasiqë nuk kanë të dhëna të llogarive bankare për ti ndarë këto mjete.

“Për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit meqenëse për ta nuk kemi të dhëna të llogarive bankare për ti ndarë këto mjete”, u shpreh Murati.

Gjithashtu, ministri i Financave ka theksuar se për mbështetjen që Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar, ku përfshihen pensionistët, punëtorët e sektorit publik e privat dhe studentët, duhet që të bëhen disa ndryshime ligjore.

“Për t’u përmbushur e tërë pakoja e mbështetjes, na duhet që t’i kemi edhe disa ndryshime ligjore, është marrëveshja me Bankën Botërore për zgjerimin e skemës sociale, është Ligji për pagën minimale dhe Ligji për rishikimin e Buxhetit që na mundëson që t’i kemi këto mjete shtesë, për këtë mbështetje shtesë”, ka thënë ministri Murati.

Etiketat