​Policia e Kosovës pranon donacion mbi 240 mijë euro nga Ambasada Gjermane

14.01.2021

Policia e Kosovës ka pranuar donacion në vlerë mbi 240 mijë euro nga Ambasada Gjermane. Policia e Kosovës ka pranuar donacion në vlerë mbi 240 mijë euro nga Ambasada Gjermane. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për ta, ndërkohë ka siguruar që do të […]

​Policia e Kosovës pranon donacion mbi 240 mijë euro nga Ambasada Gjermane Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka pranuar donacion në vlerë mbi 240 mijë euro nga Ambasada Gjermane.

Policia e Kosovës ka pranuar donacion në vlerë mbi 240 mijë euro nga Ambasada Gjermane.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për ta, ndërkohë ka siguruar që do të shfrytëzohen për të mirën e qytetarëve.

“Policia e Kosovës ato donacione që i ka pranuar do ti përdor që të jenë në benefit për banorët e Kosovës, Gjermanisë dhe rajoneve”, tha ai.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde ka theksuar se ky donacion ka vlerën e mbi 240 mijë eurove.

“Këto pajisje që po i shihni, përfshirë edhe dylbit, janë blerë janë bërë në koordinim me autoritet, janë në vlerë më shumë se 240 mijë euro, këto kanë qenë të gatshëm qysh më herët. Gjermania është një mik i Kosovës në të gjitha fushat e Kosovës. Këto pajisje që janë dorëzuar në formë të donacionit shpresojmë që do të përdoren për qëllimin që janë dhënë”, theksoi ai.