​Ministri Murati: Tërheqja e mjeteve nga Trusti shkakton precedent të rrezikshëm

26.04.2022

MInistri Murati ka thënë se një rishikim i tillë i pas katër muajve mundëson që të plotësohen nevojat në kohë krize, kjo gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. “Rishikimi është bërë vetëm në Ministrinë e Financave, me një shtim prej 150 milionë euro. Vlera që shtohet e buxhetit është […]

​Ministri Murati: Tërheqja e mjeteve nga Trusti shkakton precedent të rrezikshëm Foto: Ilustrim

MInistri Murati ka thënë se një rishikim i tillë i pas katër muajve mundëson që të plotësohen nevojat në kohë krize, kjo gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

“Rishikimi është bërë vetëm në Ministrinë e Financave, me një shtim prej 150 milionë euro. Vlera që shtohet e buxhetit është 150 milionë e 500 mijë euro dhe rishikimi bëhet vetëm në Ministrinë e Financave në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, te kategoria subvencione dhe transfere. Kjo vlerë financohet nga rritja e të hyrave prej 66 milionë euro”, theksoi ai.

Deputeti Avdullah Hoti tha se ky projektligji nuk i plotëson kushtet e Ligjit për menaxhimin e financave publike.

Duke iu përgjigjur deputetit të PDK, Mërgim Lushtaku në lidhje me kundërshtimin e qeverisë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ministri Murati tha se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve./Kp