​FSK në stërvitje ndërkombëtare me NATO-n

21.05.2022

Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane. Ushtrimi është i dizajnuar të simulojë skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara ashtu edhe asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha […]

​FSK në stërvitje ndërkombëtare me NATO-n Foto: Ilustrim

Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.

Ushtrimi është i dizajnuar të simulojë skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara ashtu edhe asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvillojë aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.

“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë drejtë sukseseve të reja”, tha ai.