​FSK dhe Ushtria Amerikane nderojnë viktimat e 11 shtatorit

11.09.2021

Në përkujtim dhe nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) së bashku me Ushtrinë Amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët. Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se me kombin dhe ushtrinë amerikane gjithmonë […]

​FSK dhe Ushtria Amerikane nderojnë viktimat e 11 shtatorit Foto: Ilustrim

Në përkujtim dhe nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) së bashku me Ushtrinë Amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët.

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se me kombin dhe ushtrinë amerikane gjithmonë do të ndajnë edhe dhembjen edhe krenarinë.

“Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001.

Me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajmë gjithmonë së bashku, edhe dhembjen edhe krenarinë!

Sepse, së bashku jemi më të fortë!”, ka shkruar ministri Mehaj.