​ATK: Gjatë këtij viti janë identifikuar mbi 3100 punëtorë pa kontrata pune

21.12.2021

Gjithashtu, ATK-ja ka indentifikuar 22 për qind e bizneseve që kanë llogari tatimore, por që nuk kanë deklaruar tatimet në Administratën Tatimore të Kosovës. Sot është mbajtur një diskutim me organizatat nga shoqëria civile ku mori pjesë edhe ATK-ja, platforma Civikos dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet, diskutim ky lidhur me formalizimin e punësimit në vend, […]

Gjithashtu, ATK-ja ka indentifikuar 22 për qind e bizneseve që kanë llogari tatimore, por që nuk kanë deklaruar tatimet në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sot është mbajtur një diskutim me organizatat nga shoqëria civile ku mori pjesë edhe ATK-ja, platforma Civikos dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet, diskutim ky lidhur me formalizimin e punësimit në vend, po ashtu implementimin e projektit të ATK-së “Punësimi jofrmal 2021-2023”.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka folur rreth projektit të hartuar, i cili ka shtuar se po planifikohen disa aktivitete intensive në identifikimin e personave të cilët shmangin përmbushjen tatimore.

Po ashtu, Murtezaj ka shtuar se punësimi jo-formal është në dëm për punëtorin dhe se të njëjtit nuk gëzojnë të drejtat bazuar në Ligjin e Punës.

Ai ka theksuar se pesë për qind (%) e deklaruesve kanë deklaruar me paga nën 150 euro.

“22 për qind e bizneseve që kanë llogari në ËM, llogari tatimore për deklarim të tatimit në paga, nuk deklarojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në të dhënat e vitit 2020. Prej këtyre deklaruesve, 61 për qind e tyre nuk kanë paguar, ndërsa 39 për qind nuk kanë paguar. Pesë për qind e deklaruesve kanë deklaruar me paga nën 150 euro. Të dhënat të cilat tregojnë që ka hapësirë dhe vend për të përmirësuar dukshëm.

Përveç këtyre dëmeve nga këndvështrimi i pagesës së tatimeve, dëmet janë aq të mëdha edhe nga ajo se sa një punëtor i sektorit privat është duke i gëzuar të drejtat e tij në pushimin ditor, vjetor e shumë gjëra të tjera”, tha ai.

Drejtori i ATK-së ka thënë se mos-formalizimi i punësimit prodhon dëme ligjore e tatimore, duke treguar edhe numrin e punëtorëve që kanë arritur të identifikojnë gjatë këtij viti pa kontrata pune.

“Përmes pakos emergjente fiskale, 15 mijë të punësuar kanë qenë punëtorë të formalizuar. Ndërsa, nga pako e fundit që e kemi të ringjalljes ekonomike, rezulton që diku afër 10 mijë të punësuar kanë kërkuar të përfitojnë nga masa 1.1, 1.2 dhe 1.3…

Në periudhën janar-nëntor 2021, kemi diku mbi 3100 punëtorë të identifikuar të cilët kanë qenë pa kontrata pune dhe kanë qenë realisht duke punuar”, ka shtuar ai.