“TM1 2025”, rritet numri i të punësuarve në Komunën e Suharekës, paga mesatare 727.43 €
Sipas të dhënave të fundit nga listat e pagave të punëtorëve, Komuna e Suharekës shënon një mesatare të pagave bruto prej 727.43€ për muaj gjatë periudhës Janar-Mars 2025.
Këto të dhëna përfshijnë të gjithë stafin e përhershëm të komunës, i cili numëron gjithsej 1391 punëtorë.
Gjithashtu, shifrat e pagave përfshijnë edhe stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në sektorin e Shëndetësisë. Punëtorët shëndetësorë, të cilët luajnë një rol vital në mirëqenien e qytetarëve, janë pjesë e strukturës së punësimit të komunës dhe kontributi i tyre pasqyrohet në mesataren e përgjithshme të pagave.
| Viti – numri i të punësuarve | Mesatarja e pagës bruto / muaj |
| 2018 – 1309 | 519.15 € |
| 2019 – 1316 | 522. 88 € |
| 2020 – 1316 | 532.45 € |
| 2021 – 1316 | 541.46 € |
| 2022 – 1316 | 566.34 € |
| 2023 – 1376 | 644.18 € |
| 2024 – 1369 | 763.90 € |
| TM1 2025 – 1391 | 727.43 € |
Krahasuar me vitin 2018, në vitin 2025 numri i të punësuarve të përhershëm në Komunën e Suharekës është rritur për 82, ndërsa mesatarja e pagës bruto për një muaj është rritur për 208.28 €.