Suharekë, trotuari i dëmtuar në qendër riparohet fal raportimit të qytetarëve

para 44 dite

Një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm midis komunës dhe qytetarëve është shfaqur së fundmi në qendër të Suharekës.

Suharekë, trotuari i dëmtuar në qendër riparohet fal raportimit të qytetarëve

Pas raportimit të një dëmtimi në trotuar nga ana e një banori, Komuna e Suharekës ka reaguar duke ndërmarrë masat e nevojshme për riparimin e tij.

Kjo pjesë e trotuarit, e cila është shumë e frekuentuar nga qytetarët, ishte dëmtuar duke shkaktuar vështirësi në lëvizje. Megjithatë, falë vigjilencës së banorëve dhe angazhimit të komunës, problemi u zgjidh.

Pas kryerjes së punimeve të riparimit, zyrtarët e komunës njoftuan platformën online ndreqe.com, e cila kishte ndërmjetësuar në këtë rast. Platforma ndreqe.com shërben si një urë lidhëse midis qytetarëve dhe institucioneve, duke lejuar qytetarët të raportojnë problemet në infrastrukturë dhe shërbimet publike.

Në një reagim të tyre, përfaqësuesit e platformës ndreqe.com falënderuan zyrtarët e Komunës së Suharekës për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e mirë. Po ashtu, ata inkurajuan qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë çdo problem që vërejnë në lagjen apo qytetin ku jetojnë.

Etiketat

Ofertat e fundit