LVV
PDK
LDK
AAK

Suhareka shkëlqen në fizikë: Nxënës të talentuar përgatiten për garat republikane

para 23 dite

Një ditë e veçantë për të gjithë dashamirët e fizikës në komunën e Suharekës!

Suhareka shkëlqen në fizikë: Nxënës të talentuar përgatiten për garat republikane

Sot, në ambientet e shkollës “Destan Bajraktari”, u zhvillua një garë mes nxënësve më të talentuar të klasave IX, X, XI dhe XII, të cilët garuan për të treguar njohuritë dhe aftësitë e tyre në këtë lëndë interesante.

Ky aktivitet mblodhi një numër të madh të nxënësve nga shkolla të ndryshme të komunës, të cilët me përkushtim dhe pasion u përballën me detyrat e vështira të përgatitura nga një juri e ekspertë.

Në mesin e pjesëmarrësve u dalluan disa nxënës që me rezultatet e tyre të shkëlqyera u kualifikuan për të përfaqësuar komunën e Suharekës në garat republikane të fizikës. Kjo është një arritje e madhe për këta nxënës dhe një dëshmi e nivelit të lartë të arsimit në komunën tonë.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, z. Remzi Bajselmani, i ka uruar të gjithë pjesëmarrësve dhe në veçanti fituesve të kësaj gare. Ai i ka inkurajuar nxënësit të vazhdojnë me përkushtim studimet e tyre në fushën e fizikës dhe u ka shprehur besimin se do të arrijnë suksese të mëtejshme në të ardhmen.

Etiketat

Ofertat e fundit