Suhareka brenda dy jave, vlerësohet situatë e qetë, por policia vazhdon të jetë vigjilente

para 49 dite

Në mbledhjen e rregullt të Koordinimit Lokal për Siguri, e kryesuar nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, u vlerësua situata e sigurisë në komunë gjatë dy javëve të fundit.

Suhareka brenda dy jave, vlerësohet situatë e qetë, por policia vazhdon të jetë vigjilente

Siç u raportua në mbledhje, periudha e shqyrtuar ka qenë relativisht e qetë, me një rënie të dukshme të rasteve që prishin rendin dhe qetësinë publike. Megjithatë, policia ka regjistruar 18 raste të veprave penale dhe 4 aksidente trafiku, si dhe 2 raste të dhunës në familje.

Fokus në parandalimin e dhunës dhe ngritjen e ndërgjegjësimit

Në mbledhje u theksua rëndësia e vazhdimësisë së aktiviteteve për parandalimin e dhunës, veçanërisht ato që janë ndërmarrë gjatë fushatës “16 Ditë Aktivizim kundër Dhunës në Baza Gjinore”. Po ashtu, u vlerësua pjesëmarrja e një numri të madh qytetarësh në aktivitetin me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.

Bashkëpunimi i institucioneve, çelës për një komunitet më të sigurt

Nënkryetarja Suka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjitha institucioneve për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët. Ajo falënderoi të gjithë për angazhimin e tyre dhe u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo incident që mund të cënojë rendin dhe qetësinë publike.

Etiketat

Ofertat e fundit