Nga zero sa ishte në vitin 2017, sot pothuajse 50% e stafit politik në Komunën e Suharekës janë gra
Barazia gjinore është ndër përkufizimet më të paragjykuara dhe si rrjedhojë, ky nocion shpesh ndezë debate të zjarrta e vë në pah një sërë keqkuptimesh e stereotipe rreth tij.
Barazia gjinore më së shpeshti keqkuptohet si “çështje e grave” dhe rrjedhimisht si “kërkesë e tyre për të qenë apo për tu bërë të njëjta me burrat”.
Pjesëmarrja aktive e grave në jetën publike e private të një vendi është sa një e drejtë aq edhe një domosdoshmëri. E drejtë pasi është e shkruar në kushtetutën dhe ligjet e vendit. Domosdoshmëri pasi ti mohosh apo të mos inkurajosh përafërsisht gjysmën e popullatës të mos vendosë aktivisht në shërbim të saj dhe të shoqërisë kapacitetin njerëzor (mendor dhe emocional) që ajo mbart përkthehet në një ineficencë ekonomike të pafalshme.
Megjithatë edhe pse ende përfaqësimi gjinor mbetet sfidë për institucionet dhe shoqërinë në institucionet lokale të Komunës së Suharekës që nga viti 2017 është shënuar progres.
Pavarësisht të drejtave të grave për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në qeverisjen demokratike apo dhe aftësitë e vullnetin e tyre për t’u dëshmuar si udhëheqëse të suksesshme, praktikat në shoqërinë tonë, kanë tendencë t\’i japin gruas më pak zë politik dhe fuqi të kufizuar vendimmarrëse.
Në vitin 2017 Komuna e Suharekës kishte 10 drejtori komunale të cilat udhëhiqeshin 100% nga burrat. Por, kjo pabarazi ka ndryshuar qysh në fillimin e mandatit të tij nga kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ku për herë të parë pozita e nënkryetarit i është besuar znj.Mihrije Suka dhe ajo e katër drejtorive i është besuar grave.
Edhe pse ende mbetet hapësirë për progress në fuqizimin e rolit të gruas në vendimarrje, krahasuar me vitin 2017 ku përfaqësimi politik i gruas në Komunën e Suharekës ishte zero, që nga ai vit e deri më sot përfaqësimi i grave është pothuajse 50% ose shprehur në numra, 4 drejtori si dhe posti i nënkryetares së Komunës së Suharekës.
Gjithashtu edhe QKMF në Suharekë udhëhiqet nga një grua.