Komuna e Suharekës pa shifra se sa ju kushton kontrata kolektive brenda një viti!
Në seancën e dhjetë të rregullt të asamblesë komunale të mbajtur sot, asambleistët kanë patur mundësinë që të bëjnë edhe pyetje jashtë rendit të ditës.
Në një ndër pyetjet e tij asambleisti nga radhët e LDK-së, Urim Suka, ka pyetur se sa është vlera monetare e kontratës kolektive që i kushton Komunës së Suharekës brenda një viti.
Në përgjigjet e pushtetarëve lokal, tërthorazi është lënë të nënkuptohet që nëse në një situatë hipotetike do të vendoset që të paguheshin obligimet që dalin nga kontrata kolektive, nuk dihet një shifër e saktë, me arsyetimin se nuk dihet cilët të punësuar publik vendosin të ndjekin procedura përmbarimore.
Pavarësisht insistimit të asambleistit Suka, një përgjigje e saktë nuk është dhënë nga ana e qeverisjes lokale.
Kujtojmë se gjatë kësaj seance kryetari i Komunës së Suharekës, ka ngritur shqetësimin se rasti i bllokimit të llogarisë së komunës mund të përsëritet prapë në muajt në vijim.