Komuna e Suharekës jep kontratë rreth 75 mijë euro më shumë se vlera e parashikuar e tenderit

30.10.2024

Më 19 shtator të këtij viti zyra e prokurimit pranë Komunës së Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për ndërtimin e impianit për trajtimin e ujërave të zeza.

Për këtë projekt Komuna e Suharekës kishte zotuar 190 mijë euro, i cili pritet të ndërtohet brenda 12 muajve që nga përzgjedhja e operatorit ekonomik.

Qëllimi i ndërtimit të impiantit është që të përmirësojë ndjeshëm mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza. Kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve sipërfaqësore dhe të ujërave nëntokësore në zonën e projektit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë.

Edhe pse sipas dosjes së tenderit Komuna e Suharekës kishte zotuar 190 mijë euro për ndërtimin e impiantit, më datën 23.10.2024 zyra e prokurimit kishte njoftuar lidhur me vendimin e autoritetit kontraktues ku ka shpërblyer me kontratë “K-ING” SH.P.K. në vlerë prej 264,437,20 € që nga vlera e parashikuar është 74,437.20 € më madhe.

Njoftimi për shpërblim me kontratë: