1.
2.
Komuna e Suharekës harxhoi mbi 55 mijë euro për përfaqësim brenda vendit a.k.a. dreka zyrtare
17.01.2025
Mbi 55 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit drekat zyrtare të kryetarit të Komunës së Suharekës dhe dikasterëve tjerë në dymbëdhjetë muajt e vitit 2024.
Në raportin buxhetor të vitit 2024 të siguruar nga SuharekaOnline nën kodin buxhetor 14310 – kompensim i përfaqësimit brenda vendit (që deri në vitin 2023 njihej si kodi buxhetor dreka zyrtare) Komuna e Suharekës ka shpenzuar 55,483.88 euro për këtë aktivitet.
Kampion i shpenzimeve për këtë kategori është Drejtoria e Kulturës me 12,544.15 euro, e pasuar nga zyra e kryetarit me 10780.43 euro.
| Njësia | Shpenzuar |
| Zyra e kryetarit | 10780,43 |
| Buxhet dhe Financa | 2079,4 |
| Administrata | 184,2 |
| Inspeksioni | 97,7 |
| Kuvendi Komunal | 6054,2 |
| ZKK | 599,8 |
| Shërbime Publike | 476,9 |
| Bujqësia | 2366,2 |
| Urbanizmi | 5602,7 |
| Kadastra | 796 |
| Shëndetësia | 80,4 |
| Shërbimet Sociale | 0 |
| QKMF | 360,6 |
| Kultura | 12544,15 |
| Arsimi | 10040,9 |
| Çerdhet | 0 |
| Arsimi Fillor | 697,7 |
| Arsimi Mesëm | 2799 |