Komuna e Suharekës fton qytetarët në Ditën e Bibliotekës më 22 gusht
Komuna e Suharekës ka njoftuar se më 22 gusht 2025 do të organizohen aktivitetet e Ditës së Bibliotekës, që do të zhvillohen në Bibliotekën e Qytetit “Hajdin Berisha”.
Foto: Ilustrim
Qytetarët ftohen të marrin pjesë në këtë ditë të veçantë kushtuar librit dhe leximit, ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, letrare e edukative.
Programi i aktiviteteve
- 10:00 – 12:00: Hapja solemne me fjalime, poezi dhe muzikë.
- Ceremonia e shpërblimeve për lexuesit më të mirë të vitit, për fëmijët dhe të rriturit, si dhe ndarja e çmimeve për lexuesit e dalluar.
- Ekspozitë me prezantimin e këndit të vendlindjes dhe koktej rasti.
- 13:30 – 14:30: Aktivitete të leximit për fëmijët e kopshteve të Suharekës.
- 15:00 – 16:30: Debat me poetë, shkrimtarë dhe studiues lokalë mbi temën “Leximi në epokën e teknologjisë: Sfidat dhe mundësitë”.
- 17:30 – 18:30: Ligjëratë mbi edukimin medial me temën “Çrregullimi informativ: Përballja me lajmet e rreme dhe dezinformimin”, nga Dr. Festim Rizvanaj, asistent profesor në Departamentin e Gazetarisë, Universiteti i Prishtinës.
Komuna e Suharekës ka theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve është një nderim për bibliotekën dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar kulturën e leximit.