Çmimi “Ukë Bytyçi” këtë vit i ndahet ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Dr.Sali Asllanaj

16.10.2024

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës për themelimin e çmimit “Ukë Bytyçi” dhe rregullores për procedurat e ndarjes së këtij çmimi, tashmë e shumë vite me radhë Komuna e Suharekës ndan çmimin “Ukë Bytyçi” për personalitet që kanë kontribuar në sektore të ndryshme të shoqërisë.

Zakonisht sipas procedurave palët e interesit kanë dorëzuar propozimet e tyre pranë komisionit vlerësues emrat e personave që sipas tyre meritojnë këtë çmim.

Këtë vit çmimi ndahet në 22 vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyçit dhe dy shoqëruesve të tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin.

Në Akademinë Përkujtimore që do të mbahet më datë 27.10.2024 siç është bërë traditë tashmë, do të ndahet edhe çmimi “Ukë Bytyçi”, që jepët për udhëheqje dhe punë të mirë e që këtë vit do ti ndahet ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Dr. Sali Asllanaj.

Në mbledhjen e fundit të rregullt të asamblesë komunale është nxjerrë vendimi që këtë vit çmimi ti ndahet z.Asllanaj.