Këto ishin votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në zgjedhjet lokale 2017

12.07.2021

Kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor. Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhjet, duke filluar nga zyrtarizimi i kandidatëve për kryetarë të komunave. Më 17 tetor qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit […]

Këto ishin votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në zgjedhjet lokale 2017

Kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhjet, duke filluar nga zyrtarizimi i kandidatëve për kryetarë të komunave.

Më 17 tetor qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurin e tyre për kryetar të komunës.

Por, kthehemi pak në kohë tek zgjedhjet lokale të 2017’s, se si ishte rezultati në raundin e parë dhe të dytë të kandidatëve për kryetar të Suharekës.

Në zgjedhjet lokale të 2017’s për të parin e Suharekës kishin marrur pjesë 7 kandidatë, prej tyre 6 nga subjekte politike dhe një i pavarur.

Nga AAK kishte marrur pjesë, kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj, ndërsa nga LDK në këtë garë kishte marrur pjesë, ish-kryetari i degës së kësaj partie dhe njëherit edhe ish-kryetar i kësaj komune, Sali Asllanaj.

Ndërsa nga subjekti politik, PDK, në garë ishte Blerim Xhemajli, nga Lëvizjes Vetëvendosje ishte kryetari i degës së kësaj partie, Salih Zyba, nga Nisma ishte Kadri Balaj, nga AKR ishte Bajram Tërshani dhe Shaip Shala si kandidat i pavarur.

LEXO EDHE:  Problemet me ujë në rrugën e Reqanit, Muharremaj thotë se kompetencat i ka Hidroregjioni

SuharekaOnline ka siguruar dokumentin, ku përfshihet përqindja e rezultateve në raundin e parë dhe në atë të dytin në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2017 në Komunën e Suharekës.

Sipas këtij dokumenti, bëhet e ditur se në zgjedhjet lokale të 2017’s në Komunën e Suharekës, Bali Muharremaj kishte marrur 11,495 vota apo 39,92%, Sali Asllanaj 9,792 vota apo 34,01%, Blerim Xhemajli 3,561 vota apo 12,37%, Salih Zyba 2,893 vota apo 10,05%, Kadri Balaj 740 vota apo 2,57%, Bajram Tërshani 286 vota apo 0,99% dhe Shaip Shala 26 vota apo 0,09%.

Ndërsa pas këtyre rezultateve në balotazh asokohe kishte shkuar Bali Muharremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.

Në raundin e dytë për të parin e Suharekës kishte fituar Bali Muharremaj me 13,755 vota apo 52,57% të votave, ndërsa Sali Asllanaj kishte marrur 12,410 vota apo 47,43% të votave.

Etiketat