Ish-kryetari i Suharekës, Dr. Sali Asllanaj i kthehet profesionit, pranohet si mjek në QKMF

02.03.2022

Pas procedurave për rekrutimin e dy mjekëve, nga vlerësimet e komisionit në testin me shkrim dhe atë me gojë, sipas DSHMS-s, kandidatët që janë pranuar janë Dr. Sali Asllanaj dhe Dr.Ilir Sopaj. Ndryshe Dr. Sali Asllanaj ka qenë tre mandate kryetar i Komunës së Suharekës, deputet i Kuvendit të Kosovës, kryetar i degës së LDK-së […]

Ish-kryetari i Suharekës, Dr. Sali Asllanaj i kthehet profesionit, pranohet si mjek në QKMF Foto: Ilustrim

Pas procedurave për rekrutimin e dy mjekëve, nga vlerësimet e komisionit në testin me shkrim dhe atë me gojë, sipas DSHMS-s, kandidatët që janë pranuar janë Dr. Sali Asllanaj dhe Dr.Ilir Sopaj.

Ndryshe Dr. Sali Asllanaj ka qenë tre mandate kryetar i Komunës së Suharekës, deputet i Kuvendit të Kosovës, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, anëtarë i kryesisë së LDK-së.

Historia e tij politike ka filluar qysh në organizimet e hershme të LDK-së, por emri i tij filloi të bëhej edhe më i njohur gjatë viteve të luftës ku nën emblemën e UÇK-së së bashku me mjekë të tjerë shërbeu në spitalin ushtarak në Semetisht, shkruan SuharekaOnline.

Pas mandatit të tretë në pozitën e kryetarit të komunës, Asllanaj i’a mësyu edhe mandatit të katërt, ku në zgjedhjet lokale të vitit 2017 humbi garën nga Bali Muharremaj i AAK-së.