Tragjedi në Francë – Burri shqiptar dyshohet të ketë vrarë gruan dhe më pas veten

14.11.2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku një çift u gjet i pajetë në banesën e tyre të enjten, raportojnë mediat franceze.

Tragjedi në Francë – Burri shqiptar dyshohet të ketë vrarë gruan dhe më pas veten Foto: French police gather outside a local police station in Paris, France, October 11, 2016, after a Molotov cocktail attack over the weekend near Paris that injured their colleagues. REUTERS/Charles Platiau

Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes “Europe” njoftoi policinë pas të shtënave me armë në adresën 101 Rue Général-Paulet.

Forcat e rendit, pasi mbërritën në vendngjarje, gjetën trupat e një burri dhe një gruaje me origjinë shqiptare, të moshës 30 dhe 36 vjeç, si dhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Hetuesit po shqyrtojnë ngjarjen si një vrasje të gruas, e ndjekur nga vetëvrasja e të dyshuarit.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk ishte kthyer ende në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin e tragjedisë.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar motivet që mund të qëndrojnë pas këtij rasti tragjik.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More