Haaland dhe Mbappé përballen në duelin vendimtar për kreun e Grupit I

26.06.2026

Franca dhe Norvegjia përballen sonte në një sfidë spektakolare të Kupës së Botës, ku në qendër të vëmendjes do të jenë dy prej sulmuesve më të frikshëm në botë, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.

Të dy yjet kanë nisur fuqishëm turneun, duke shënuar nga katër gola dhe duke luftuar për Këpucën e Artë, pas Lionel Messit që kryeson listën me pesë gola.

Franca hyn në këtë përballje me një avantazh të lehtë, pasi falë diferencës së golave i mjafton edhe një barazim për të siguruar vendin e parë në grup. Ndërkohë, Norvegjia ka impresionuar me dy fitore radhazi dhe kërkon një tjetër rezultat të madh përballë favoritëve të turneut.

Përballja mes Mbappés dhe Haaland pritet të jetë një nga duelet më të mëdha të fazës së grupeve, ndërsa të dy skuadrat synojnë një pozicion më të favorshëm në fazën me eliminim direkt.