Shqiptarët, të parët në rajon me më së shumti kërkesa për azil në BE

11.07.2023

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, në këtë periudhë ishin 845 kërkesa për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Në muajin shkurt të këtij viti, shqiptarët kryesonin listën e azilkërkuesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, […]

Shqiptarët, të parët në rajon me më së shumti kërkesa për azil në BE Foto: Ilustrim

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, në këtë periudhë ishin 845 kërkesa për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në muajin shkurt të këtij viti, shqiptarët kryesonin listën e azilkërkuesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, në këtë periudhë ishin 845 kërkesa për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Edhe Maqedonia e Veriut regjistroi numër të lartë aplikimesh, ndërsa listën me më pak kërkesa në rajon e mbyll Mali i Zi me 23 të tilla, raporton euronews.

Edhe treguesit vjetorë për 2022-shin evidentojnë Shqipërinë ndër vendet e para në Europë, me 13.040 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë. Shumica e shqiptarëve synojnë të gjejnë mbrojtje në Francë brenda shteteve të unionit, por vitin e kaluar, numri i kërkesave për azil shënoi rekord nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, ku u raportuan rreth 16 mijë aplikime.

Sipas raportit të Agjencisë së BE-së, kjo kërkesë e lartë lidhet me faktorët politikë, socialë, vështirësitë ekonomike, pasiguria ushqimore, nxitur po ashtu dhe nga trazirat apo konfliktet.