Një tjetër aksident fatal në autostradën A3 në Kroaci: Katër të vdekur në dy aksidente në 24 orët e fundit

02.08.2025

Një ditë e rëndë me dy tragjedi të ndara ka ndodhur të enjten në autostradën A3 pranë Novskës, në Kroaci, ku gjithsej katër persona kanë humbur jetën.

Një tjetër aksident fatal në autostradën A3 në Kroaci: Katër të vdekur në dy aksidente në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Sipas raportimeve nga mediat lokale, rasti i fundit ndodhi rreth orës 21:20 të mbrëmjes, kur dy burra u përplasën për vdekje nga një veturë ndërsa po tentonin të kalonin rrugën me vrap. Policia e Qarkut Sisak-Moslavina bëri të ditur se viktimat ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa trupat e tyre janë dërguar në spitalin e Sisakut për autopsi.

Kjo tragjedi ndodhi vetëm disa orë pasi një aksident tjetër i rëndë kishte tronditur të njëjtën zonë të autostradës. Rreth orës 10:00 të mëngjesit, në segmentin midis Okuçanit dhe Novskës, një aksident zinxhir u mori jetën dy personave të tjerë dhe shkaktoi plagosjen e disa të tjerëve.

Për shkak të këtyre ngjarjeve, qarkullimi në atë pjesë të autostradës u ndërpre për një periudhë të gjatë kohe, konfirmoi policia kroate.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të të dy aksidenteve tragjike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More