Kroaci, arrestohet 27-vjeçari shqiptari që kontrabandonte emigrantë
Një shtetas shqiptar 27-vjeçar është arrestuar nga policia kroate pasi u kap duke transportuar emigrantë ilegalisht në zonën e Topuskës, pranë Glinës.
Sipas njoftimit të policisë, i riu po transportonte emigrantët me një automjet me targa shqiptare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash.
Operacioni i policisë u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së martës, kur ata ndaluan automjetin e drejtuar nga i dyshuari. Pas hetimeve të kryera, policia ka konstatuar se i riu po kryente kontrabandë me qëllim përfitimi personal, duke transportuar shtetas të huaj që kishin kaluar ilegalisht kufirin shtetëror të Kroacisë.
“Ka konstatuar se me një automjet me marka kombëtare shqiptare, për interes personal, kundrejt një shume të paraveshuar, transportonte shtetas të huaj që kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror të Republikës së Kroacisë,” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave hetimore, i dyshuari është dorëzuar së bashku me kallëzimin penal mbikëqyrësit të mbajtjes në Departamentin e Policisë Sisak-Moslavinë.