Greqi, shqiptari vrau gruan, fshehu trupin dhe u dërgonte sms fëmijëve në emër të saj që ta “dëgjonin babin”
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar 39-vjeç dyshohet se ka vrarë gruan e tij 35-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin e saj në papafingo për një javë të tërë.
Për më tepër, ai ka manipuluar fëmijët e tyre duke u thënë se nëna e tyre kishte ikur.
Sipas hetimeve, i dyshuari ka goditur gruan e tij me çekiç në kokë, e ka mbytur dhe më pas e ka fshehur trupin në papafingo. Për të mbuluar krimin e tij, ai ka vazhduar të komunikojë me fëmijët dhe të afërmit e gruas, duke u thënë se ajo kishte ikur në Itali për punë.
I dyshuari ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të manipuluar të tjerët. Ai ka dërguar mesazhe të shumta me telefonin e gruas së tij, duke u paraqitur si ajo dhe duke u thënë fëmijëve se i donte shumë dhe se do të kthehej së shpejti. Në këto mesazhe, ai i urdhëronte fëmijët të dëgjonin babain e tyre, duke krijuar një imazh të një nënë e kujdesshme por e detyruar të largohej për arsye financiare.
Në fund, mashtrimi i tij u zbulua dhe i dyshuari u arrestua. Motivet e këtij krimi ende nuk janë të qarta, por hetimet tregojnë se ai mund të ketë pasur dyshime për një tradhti.