Trump falënderon Kosovën në OKB për angazhimin në stabilizimin e Gazës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar Kosovën për kontributin e saj në përpjekjet për stabilizimin e situatës në Gaza.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump përmendi Kosovën në mesin e vendeve që kanë ofruar trupa për misionin ndërkombëtar të stabilizimit në Gaza.
“Dua t’i falënderoj edhe ata që kanë dërguar trupa, për të stabilizuar Gazën… Kosovën…”, deklaroi Trump.
Kosova ka miratuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Më 20 prill 2026, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, autorizoi zyrtarisht këtë angazhim pas miratimit nga Kuvendi.
Fjalimi i Trumpit u mbajt më 22 shtator, në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
