Irani i propozon SHBA-së rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 7 ditësh

22.09.2026

Teherani zyrtar i ka propozuar Uashingtonit rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit brenda një afati shtatëditor, me kusht që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin hapa konkretë për uljen e presionit ushtarak në rajon.

Sipas një zyrtari të lartë të qeverisë iraniane, propozimi i është transmetuar Uashingtonit përmes kanalit të ndërmjetësve diplomatikë. Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve të Teheranit për të ringjallur negociatat dhe për t’i dhënë fund armiqësive midis dy vendeve.​

Irani planifikon të shfrytëzojë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po zhvillohet këtë javë në Nju Jork, për t’u konsultuar me shtetet ndërmjetësuese. Ndonëse zyrtari përjashtoi mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë mes Presidentit iranian Masoud Pezeshkian dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në margjinat e samitit, ai theksoi se arritja e një marrëveshjeje mbetet e mundur nëse Uashingtoni tregon “seriozitet dhe angazhim” në procesin diplomatik.