Suharekë: Babai dyshohet se qëlloi me armë djalin pas një mosmarrëveshjeje familjare
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 1 gushtit në Suharekë, ku një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, pas një mosmarrëveshjeje në familje. Njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet kompetente nën dyshimet për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.
