Suhareka mes zonave me ajrin më të ndotur në Kosovë, qytetarët të kufizojnë qëndrimin jashtë

11.12.2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

Suhareka mes zonave me ajrin më të ndotur në Kosovë, qytetarët të kufizojnë qëndrimin jashtë Foto: Ilustrim

Sipas monitorimit të kryer nga IHMK, ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, gjë që ka sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër.

Përkeqësimin e cilësisë së ajrit e kanë favorizuar gjithashtu faktorë si prania e mjegullës së dendur, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe fenomeni i inversionit termik, duke krijuar kushte që lejojnë grumbullimin e ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës.

Nga harta e publikuar nga IHMK shihet se edhe komuna e Suharekës me rrethinë ndodhet në nivelin e kuq sa i përket cilësisë së ajrit, duke treguar një gjendje të rrezikshme për shëndetin, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

IHMK rekomandon që personat më të ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm deri në përmirësimin e kushteve. Instituti po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe do të informojë publikun për çdo ndryshim të rëndësishëm në gjendjen e cilësisë së ajrit.

Imazhet e gjendjes së ajrit tregojnë treguesit në kohë reale dhe pasqyrojnë praninë e mjegullës së dendur gjatë ditëve të fundit, duke ndikuar në përkeqësimin e ajrit në mjediset urbane dhe periferi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More