Shuhet zjarri në Duhël, pritet rihapja e qarkullimit në autostradë

08.04.2026

Një zjarr që përfshiu një automjet në autostradën e Duhëlit është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Flakët janë shuar dhe autoritetet e trafikut kanë njoftuar se qarkullimi në autostradë pritet të rifillojë së shpejti.

Policia dhe zjarrfikësit vazhdojnë të monitorojnë zonën, ndërsa vozitësve u rekomandohet të jenë të kujdesshëm gjatë rikthimit të trafikut normal.