Rreth 700 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti

13.05.2024

Shumë qytetarë të Kosovës vazhdojnë të ikin nga vendi për shkak të kushteve jo të mira të jetës dhe mos zhvillimit. Derisa një pjesë e tyre dalin ilegalisht ka edhe të tillë që duan tërësisht të shkëputen nga vendlindja e tyre.

Rreth 700 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti Foto: Ilustrim

Në raportin, të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet me dije se janë marr 706 vendime për Lirim nga shtetësia: 693 vendime pozitive,13 vendime negative dhe 480 kërkesa të qytetarëve të Kosovës kanë kërkuar lirim nga shtetësia kosovare, përcjell SuharekaOnline.

Kosovarët që kanë kërkuar të largohen nga shtetësia kosovare kanë qenë prej shteteve si: Gjermania, Austria, Sllovenia, Mali i Zi, Holanda, etj.

Ndërsa sa i përket Fitimit të shtetësisë së Kosovës vetëm gjatë periudhës Janar – Mars 2024, në Divizionin e Shtetësisë janë marr 420 vendime për Fitim të shtetësisë: 126 vendime pozitive, 294 vendime negative dhe 5 kërkesa.