Keds tregon sa vidhet rryma në Kosovë

06.02.2024

Gjatë kontrolleve ditore që kryhen nga punëtorët e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), rreth 25-30 shtëpi apo biznese kapen duke vjedhur rrymë.

Keds tregon sa vidhet rryma në Kosovë Foto: Ilustrim

KEDS thotë që i kryjen mbi 400 kontrolle mbrenda ditës dhe prej atyre 400 dalin që përafërsisht 25 deri në 30 raste që janë duke vjedhur rrymën qoftë familje apo biznes.

Keds thotë që përqindja e humbjeve nga rrjeti energjetik përshkak të keqpërdorimit është 15.3 %, 15.7% më pak sesa në vitin 2013 me 31% dhe 1.5 % më pak se viti 2022.

Radio Evropa e Lirë përmes një ikonografike ka prezantuar shifrat se sa vidhet rryma në Kosovë: