Ndërprerje e rrymës nesër në disa fshatra dhe zona të Suharekës, KEDS njofton për punime
Disa fshatra dhe zona të Komunës së Suharekës do të mbesin nesër pa energji elektrike, për shkak të punimeve preventive dhe mirëmbajtjes së rrjetit elektrik nga KEDS-i.
Sipas njoftimit, ndërprerjet e energjisë elektrike do të zgjasin nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe do të përfshijnë dy linja të ndryshme elektrike.
Në kuadër të daljes Malësia e Re, pa energji elektrike do të mbesin Studençani, Dobërdelani dhe Reçani, si dhe disa rrugë e zona të tjera, përfshirë Gjin Muzakën, Ali Pashë Tepelenën, Sefë Kosharën, Ukë Bytyçin, Kuksin, zonën e Tranzitit dhe rrugën Ismet Jashari-Kumanova.
Ndërkaq, në kuadër të daljes J03 Mamusha, ndërprerja do të prekë fshatrat Leshan, Tërrnjë dhe Neprebishtë, si dhe bizneset Mulliri Rizam, Mulliri i Ri dhe Mulliri Xhevdet Mazreku.
KEDS ka bërë të ditur se punimet kanë të bëjnë me mirëmbajtjen preventive dhe përforcimin e rrjetit të tensionit të mesëm, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
