Regjioni i Prizrenit renditet i fundit për nga numri i familjeve që marrin ndihmë sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash vazhdimisht ka publikuar numrin e familjeve dhe numrin e anëtarëve të familjeve që janë përfitues nga skema e ndihmës sociale gjatë vitit 2022. ASK ka publikuar numrin e këtyre familjeve dhe anëtarëve të tyre sipas regjioneve. Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se Regjioni […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash vazhdimisht ka publikuar numrin e familjeve dhe numrin e anëtarëve të familjeve që janë përfitues nga skema e ndihmës sociale gjatë vitit 2022.
ASK ka publikuar numrin e këtyre familjeve dhe anëtarëve të tyre sipas regjioneve.
Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se Regjioni i Prizrenit ku hynë edhe Komuna e Suharekës është renditur i fundit në listën e cila përmbanë numrin e familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale.
Regjioni i Prizrenit gjatë vitit 2022 ka regjistruar mbi 1.539 familje me mbi 5.717 anëtarë të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, me këtë shifër Regjioni i Prizrenit renditet i fundi nga të gjitha regjionet e Kosovës.
Në bazë të statistikave të ASK-së figuron se Regjioni i Mitrovicës renditet i pari për nga numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale, ku gjatë vitit paraprak ka regjistruar mbi 6.096 familje të kësaj kategorie, ndërsa pas këtij regjioni renditet Regjioni i Prishtinës me mbi 5.933 familje i pasuar nga Regjioni i Pejës me mbi 2.554 familje, Regjioni i Gjakovës me mbi 2.470 familje, Regjioni i Ferizajit me 2.232 familje dhe Regjioni i Gjilanit me 2.157 familje.
| Regjioni | Numri i familjeve që janë përfituese nga skema e ndihmës sociale |
| Mitrovicë | 6.069 |
| Prishtinë | 5.933 |
| Pejë | 2.554 |
| Gjakovë | 2.470 |
| Ferizaj | 2.232 |
| Gjilan | 2.470 |
| Prizren | 1.539 |
Ndërsa, duke analizuar të dhënat e ASK-së figuron se numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Regjionin e Prizrenit ka shënuar rënie duke krahasuar gjashtë muajt e fundit me ata të parët të vitit 2022.
Në tabelën e më poshtme janë paraqitur të dhëna për numrin e familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale në Regjionin e Prizrenit.
| Muaji, Viti | Numri i familjeve që janë përfituese nga skema e ndihmës sociale |
| Janar, 2022 | 2.544 |
| Shkurt, 2022 | 2.530 |
| Mars, 2022 | 2.486 |
| Prill, 2022 | 2.494 |
| Maj, 2022 | 2.442 |
| Qershor, 2022 | 2.439 |
| Korrik, 2022 | 1.635 |
| Gusht, 2022 | 1.587 |
| Shtator, 2022 | 1.574 |
| Tetor, 2022 | 1.570 |
| Nëntor, 2022 | 1.549 |
| Dhjetor, 2022 | 1.539 |
Rikujtojmë se në muajin dhjetor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 450 familje me 1,975 anëtarë të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.
Më poshtë është punuar një tabelë e cila përmban të dhëna zyrtare për numrin e familjeve dhe anëtarëve të tyre që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.
| Muaji, Viti | Numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në Komunën e Suharekës | Numri i anëtarëve të familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në Komunën e Suharekës |
| Janar, 2022 | 503 | 2.236 |
| Shkurt, 2022 | 498 | 2.206 |
| Mars, 2022 | 493 | 2.179 |
| Prill, 2022 | 487 | 2.148 |
| Maj, 2022 | 479 | 2.114 |
| Qershor, 2022 | 483 | 2.130 |
| Korrik, 2022 | 473 | 2.080 |
| Gusht, 2022 | 457 | 2.005 |
| Shtator, 2022 | 454 | 1.997 |
| Tetor, 2022 | 451 | 1.974 |
| Nëntor, 2022 | 445 | 1.953 |
| Djetor, 2022 | 450 | 1.975 |