Raportohet e zhdukur një grua në Suharekë
12 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar si e zhdukur një grua në Suharekë.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima femër, shtetase kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është raportuar më 29 shtator rreth orës 11:00 dhe aktualisht është duke u hetuar nga organet kompetente.
