1.
QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë furnizohet me insulina, pacientët mund të tërheqin terapinë
24.07.2026
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se sot është furnizuar me insulinat NovoMix, NovoRapid dhe Levemir.
Sipas njoftimit, të gjithë pacientët insulinovarës që janë pjesë e listës së pacientëve mund të paraqiten në QKMF për të tërhequr terapinë e tyre, në përputhje me procedurat e rregullta.
Pacientët duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm shëndetësor.
Nga QKMF “Rexhep Kuçi” kanë theksuar se mbeten të përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe sigurimin e vazhdimësisë së terapisë për pacientët.
