PDK e gatshme per zgjedhje të reja si zgjidhje për ngërçin në Kuvend, LVV i sheh si opsionin e fundit
para 25 dite
Pas dështimit të shtatë për të konstituuar Kuvendin, PDK ka shprehur gatishmërinë për zgjedhje të reja, duke e parë këtë si rrugën e mundshme nëse LVV nuk tregon fleksibilitet.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, theksoi se nëse nuk ka zhbllokim, rikthimi te votuesit është opsioni më i mirë.
Në anën tjetër, LVV e sheh zgjedhjet si skenarin e fundit. Deputeti Hekuran Murati argumentoi se duhet respektuar vullneti i qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit.
Se pari, theksoi se duhet të shterohen të gjitha mundësitë për konstituim brenda këtij mandati, duke e konsideruar rikthimin e menjëhershëm te votimet si alternativë të padëshiruar. Ky mospajtim thellon krizën politike në vend.