Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara me 99 vota
Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Foto: Ilustrim
Deklarata është miratuar me 99 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Ajo është përpiluar me dakordimin e të gjitha grupeve parlamentare dhe, ndër të tjera, përmban thirrje që Dhomat e Specializuara të veprojnë brenda mandatit të përcaktuar.
Deklarata u votua në seancën e Kuvendit të Kosovës të hënën.
