Ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë, nga ora 11:00 deri në 17:30

17.08.2026

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, 17 gusht, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për transportin e mallrave me peshë mbi 20 tonë.

Ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Sipas njoftimit të ministrisë, nga kjo masë përjashtohen mjetet e transportit të organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve të transportit që të respektojnë masën gjatë intervalit të përcaktuar.