Një kamion vetaksidentohet në Qafë të Duhlës
Një vetaksident ka ndodhur në rrugën që njihet si “Qafa e Duhlës” në Komunën e Suharekës. Sipas disa pamjeve, shihet se një kamion ka dalur nga rruga. Këtë vetaksident e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, përkatësisht zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prizrenit ka […]
Një vetaksident ka ndodhur në rrugën që njihet si “Qafa e Duhlës” në Komunën e Suharekës.
Sipas disa pamjeve, shihet se një kamion ka dalur nga rruga.
Këtë vetaksident e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, përkatësisht zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prizrenit ka theksuar se nga ky vetaksident nuk ka të lënduar, duke shtuar se ekipet relevante kanë dalur në vendngjarje dhe janë duke punuar që ta tërheqin kamionin e vetaksidentuar nga rruga.
“Ka qenë vetakisdent, persona të lëndum nuk ka, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje që derisa të del një kompani tjetër me tërhjekë kamionin i cili ka rrëshqitë nga rruga”, ka thënë Gashi