Policia në Prizren shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve për rritjen e sigurisë në trafik
Sipas njoftimit zyrtar, këto veprime po zhvillohen në terren me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve që mund të rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik. Gjatë ditëve të fundit, policia ka ndaluar dhe kontrolluar një numër të konsiderueshëm kamionësh dhe autobusësh, duke verifikuar dokumentacionin, gjendjen teknike të mjeteve si dhe respektimin […]
Sipas njoftimit zyrtar, këto veprime po zhvillohen në terren me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve që mund të rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik.
Gjatë ditëve të fundit, policia ka ndaluar dhe kontrolluar një numër të konsiderueshëm kamionësh dhe autobusësh, duke verifikuar dokumentacionin, gjendjen teknike të mjeteve si dhe respektimin e rregullave të trafikut rrugor.Në disa raste, ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk kanë respektuar ligjin janë ndërmarrë masa ligjore për kundërvajtjet e konstatuara.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ka apeluar te të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar se siguria në rrugë mbetet prioritet i përhershëm.
