1.
Sot ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë nga ora 11:00-17:00
12.08.2026
Sot, më 12 gusht 2026, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka lëshuar një njoftim publik ku bën të ditur ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.
Kjo masë zbatohet prej orës 11:00 deri në 17:30 në ditët kur temperatura e parashikuar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës (IMK) arrin në 32°C ose më shumë.
Nga ky ndalim përjashtohen vetëm automjetet e organeve të rendit, njësive publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Shoferët udhëzohen të respektojnë oraret e përcaktuara për të shmangur ngarkesën në rrugë dhe dëmtimin e asfaltit gjatë temperaturave të larta.
