Nafta shtrenjtohet për 1 cent në Kosovë, MINT publikon çmimet e reja

03.06.2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 3 qershor 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.49 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 1 centi krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës është 1.41 euro për litër, ndërsa i gazit 0.72 euro për litër.Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga MINT.

Qytetarët që kanë ankesa lidhur me zbatimin e çmimeve mund t’i drejtohen autoriteteve përkatëse përmes kanaleve zyrtare të raportimit.