Lirohet për qarkullim pika kufitare në Rudar

05.02.2024

Është liruar për qarkullim pika kufitare në Rudar.

Lirohet për qarkullim pika kufitare në Rudar Foto: Ilustrim

Serbët kanë paralajmëruar se çdo të hënë për tre orë do ta bllokojnë këtë pikë, për automjetet që shkojnë nga Kosova.

Por, sot bllokada ka përfunduar më herët.

Edhe Qendra për Menaxhim Kufitare, e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i ka sugjeruar qytetarët që t’i përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar.