Natasha Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Serbi: “Fola me shoferin që transportoi trupat nga Kosova”

28.06.2026

Kandidq ka ngritur sërish dyshime për ekzistencën e një varri masiv në zonën ushtarake të Pasuljanske Livade në Serbi, duke deklaruar se vite më parë kishte marrë informacione nga një person që pretendonte se kishte transportuar trupat e viktimave nga Kosova.

Natasha Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Serbi: “Fola me shoferin që transportoi trupat nga Kosova” Foto: Ilustrim

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka bërë publike pretendime të reja lidhur me një varr masiv të mundshëm në zonën ushtarake Pasuljanske Livade në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kandiq ka kujtuar se kjo çështje ishte diskutuar në një takim që ajo zhvilloi në vitin 2008 me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovac.

Sipas saj, gjatë atij takimi e kishte informuar ministrin se kishte biseduar me një person që pretendonte se kishte qenë shofer i një kamioni frigoriferik, me të cilin trupat e viktimave nga Kosova ishin transportuar drejt bazës ushtarake Pasuljanske Livade.

Kandiq ka bërë të ditur se personi në fjalë kishte kërkuar para në këmbim të informacioneve shtesë, por më pas nuk ishte paraqitur më. Ajo shton se menjëherë pas bisedës e kishte njoftuar ministrin Shutanovac për këto pretendime, por, sipas saj, nuk mori asnjë përgjigje dhe nuk pati veprime lidhur me rastin.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More