Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

27.05.2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes një konferencë për media ka njoftuar zyrtarisht për përmbylljen e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë Foto: Ilustrim

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në një konferencë për media tha se Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë.

“Është ditë e madhe për Kosovën dhe për të gjithë. Projekt madhor që ka vlerë në disa fusha. ASK falënderon të gjithë për bashkëpunim në këtë process të regjistrimit të popullsisë. Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë”, theksoi ai para mediave.

Kastrati gjithashtu bëri të ditur se një pjesë e të dhënave do të publikohen gjatë muajit korrik, ndërsa të dhënat finale do të i tregojnë pas 6 muajsh.

Ai po ashtu njoftoi se në procesin e regjistrimit të popullsisë kanë marrë pjesë të gjitha komunitetit, por vetëm një pjesë e serbëve në veri kanë refuzuar regjistrimin.