Komuna e Suharekës shpall fituesin e tenderit për ndërtimin e dy rrugëve në Dobërdelan

08.09.2026

Zyra e Prokurimit e Komunës së Suharekës ka shpallur fituesin e tenderit për projektin “Ndërtimi i rrugëve Jemin Cikaqi dhe Shefket Mehmeti në Dobërdelan” (Nr. i Prokurimit: 624-26-6145-5-2-1).

Pas vlerësimit të ofertave financiare, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik FLO-CO SH.P.K. nga Semetishti, i cili ka ofertuar çmimin më të ulët prej 24,640.30 euro. Në këtë garë mori pjesë edhe kompania “GASHI 3 ING SH.P.K.” me ofertë prej 28,491.10 euro.

Sipas njoftimit zyrtar të nënshkruar më 26 gusht 2026 nga Zyrtari i Prokurimit, Fatos Kuqi, dhënia e kontratës është e përkohshme deri në skadimin e afateve ligjore për shqyrtimin e ankesave të mundshme nga operatorët e tjerë pjesëmarrës.