Ish-zyrtarit policor Arbnor Spahiu i caktohet paraburgim njëmujor në Serbi

para 10 dite

Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut, i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi.

Ish-zyrtarit policor Arbnor Spahiu i caktohet paraburgim njëmujor në Serbi

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë, të motivuar politikisht dhe pa asnjë provë faktike.

“Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi,” ka shkruar Koci. “Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike.”

Koci ka kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë nga shteti i Kosovës, duke theksuar se reagimi duhet të vijë jo vetëm nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd, por edhe me një reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit.

“Asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht. Punën që nuk po e bën shteti i Kosovës – po më duhet ta bëj unë,” ka shtuar Koci, duke njoftuar se nesër do të niset drejt Suboticës.

Arbnor Spahiu, i cili prej tri vitesh nuk punon në Polici dhe jeton në Gjermani, u ndalua më 7 qershor në pikën kufitare Horgosh dhe u mor në pyetje për rastin “Banjska”. Koci thekson se ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar, duke paralajmëruar qytetarët e Kosovës për rreziqet e kalimit nëpër Serbi.

Etiketat

Ofertat e fundit