Instituti Gap: Komuna e Suharekës ka shënuar rritje prej 571% në pagesa në detyrime gjyqësore/përmbarim në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023

para 39 dite

Një analizë e publikuar së fundmi nga Instituti GAP ka nxjerrë në pah gjendjen alarmante financiare të shumë komunave në Kosovë, por ndër më të prekura mbetet Komuna e Suharekës, e cila po përballet me një barrë të madhe financiare nga obligimet e prapambetura dhe kontingjente. 

Instituti Gap: Komuna e Suharekës ka shënuar rritje prej 571% në pagesa në detyrime gjyqësore/përmbarim në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023

Sipas raportit të GAP, Suhareka ka paguar 1,072,886 euro në vitin 2024 përmes Thesarit të shtetit për detyrime gjyqësore dhe përmbarimore – një rritje prej 174% krahasuar me vitin 2023 (ku kishte paguar 391,726 euro). Kjo rritje drastike paraqet një ngarkesë të madhe për buxhetin komunal dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe investimet lokale. Mbi 8 milionë euro obligime totale 

Screenshot

Gjendja bëhet edhe më shqetësuese kur analizohen të dhënat mbi obligimet e papaguara dhe ato kontingjente. Deri në fund të vitit 2024, Suhareka rezulton me një total prej 8,254,800 euro obligime, të cilat përfshijnë: 

5,496,137 euro në formë investimesh kapitale, 

2,605,363 euro si obligime nga paga, 

153,300 euro në mallra dhe shërbime. 

Kjo shumë është rritur dukshëm nga viti në vit. Në vitin 2023, komuna kishte raportuar obligime kontingjente në vlerë prej 3,158,197 euro dhe kishte paguar 1,072,886 euro. Në vitin 2022, obligimet ishin 2,091,596 euro. Pra, vetëm në dy vite, obligimet janë më shumë se trefishuar. 

Rritja e obligimeve të Suharekës rrjedh kryesisht nga vendimet gjyqësore, shpronësimet, borxhet ndaj operatorëve ekonomikë dhe pagat e papaguara të punëtorëve. Gjithashtu, praktikat e menaxhimit joefikas të financave publike dhe mungesa e planifikimit të qëndrueshëm po e shtyjnë komunën drejt një kolapsi të mundshëm financiar. 

Ekspertët nga Instituti GAP theksojnë se kjo barrë e rëndë financiare ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës. Investimet në infrastrukturë, arsim apo shëndetësi po reduktohen në mënyrë që të mbulohen detyrimet e prapambetura. Suhareka, si një komunë me potencial të madh zhvillimor, rrezikon të humbasë mundësitë për projekte të reja për shkak të nevojës për të shlyer borxhet e akumuluara.

Etiketat

Ofertat e fundit